Si rezultat i bashkëpunimit të mirë në mes të Komunës së Rahovecit dhe Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, qytetarët e Komunës së Rahovecit nga sot do të marrin Ndihmë Juridike Falas, pasi që sot në oborrin e Komunës u vendos Klinika Mobile për Ndihmë Juridike Falas, transmeton arbresh.info
Të pranishëm në fillimin e punës së Klinikës Mobile për Ndihmë Juridike Falas ishin, Smajl Latifi kryetari i Komunës së Rahovecit, Fatmir Iska, nënkryetar i Komunës, Besarta Ademi-Ujkani dhe Samed Ademi, zyrtar ligjor në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas.
“Sot, në hapësirën e Komunës së Rahovecit, u vendos Klinika Mobile për Ndihmë Juridike Falas, e cila për dy muajt e ardhshëm do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve të Rahovecit, që e kanë të pamundur t’i përballojnë shpenzimet juridike për raste të ndryshme gjyqësore apo juridike. Ky projekt po zbatohet në bashkëpunim me Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, ndërkaq, duke vlerësuar kërkesat dhe nevojat gjatë këtyre dy muajve të ardhshëm, synim mbetet vendosja e saj e përhershme brenda objektit të Komunës së Rahovecit. Ftoj të gjithë qytetarët e komunës sonë që t’i shfrytëzojnë këto shërbime”, është shprehur kryetari Latifi, thuhet në njoftimin për media./arbresh.info/

Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës
Agim Veliu reagon ashpër ndaj LDK-së pasi nuk u përfshi në l...
PDK prezanton listën e kandidatëve për deputetë
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur