Kina ka dërguar më shumë se 10,000 punëtorë shëndetësorë në Shangai, duke përfshirë 2,000 pjesëtarë të stafit mjekësor të ushtrisë, teksa tenton të ndalë valën e koronavirusit në qytetin më të madh të Kinës.
Ky qytet ka kryer testime masive të popullsisë prej 25 milionë banorësh të hënën, teksa faza e izolimit ka hyrë në javën e dytë.
Ndonëse shumë fabrika dhe kompani financiare kanë arritur të funksionojnë edhe pas izolimit të punëtorëve të tyre, shqetësimet janë rritur për ndikimin ekonomik pas zgjatjes së izolimit në kryeqytetin financiar të Kinës.
Varianti tejet infektues i Omicronit, BA.2, është duke testuar aftësitë e Kinës për të zbatuar qasjen e zero rasteve me COVID, e cila synon të parandalojë përhapjen e koronavirusit, duke izoluar secilin person që rezulton pozitiv, pavarësisht nëse ka simptoma apo jo.
Shangai ka shndërruar qendrat e ekspozitave dhe salla tjera në qendra të izolimit, ku njerëzit me pak apo aspak simptoma qëndrojnë përkohësisht.
Kina ka regjistruar të hënën më shumë se 13,000 raste të reja me koronavirus, prej të cilave gati 12,000 kanë qenë pa simptoma.
Rreth 9,000 prej këtyre rasteve janë regjistruar në Shangai./REL/
SHBA, temperatura deri në -46 gradë/Gjendje e jashtëzakonshm...
Rama: Nis puna për rritjen e kapaciteteve të Shërbimit Onkol...
Reijnders zbulon bashkëlojtarin që e ndihmoi të përshtatej s...
KQZ: Rinumërimi i plotë i votave përfundon javën e ardhshme
Pjesë e llamarinës së kulmit bie në lagjen Dardania, bllokoh...
Caktohet seanca për të arrestuarit për manipulim të votave