Në kuadër të aktiviteteve që shënojnë 41-vjetorin e demonstratave të vitit 1981, të hënën, më 4 prill 2022, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë mbahet Akademi nderimi e mirënjohjeje për veprimtarin e njohur të çështjes kombëtare, Mehmet Hajrizi.
Akademia fillon në orën 17:00, ndërsa organizohet nga Shoqata “Lëvizja”.
Mehmet Hajrizi është njëri nga drejtuesit kryesorë të lëvizjes kombëtare klandestine të viteve ’70-’80-të në Kosovë dhe kryeredaktor i organeve të saj, “Zëri i Kosovës”, “Pararoja” dhe “Liria”, ish i burgosur politik, ndërsa pas viteve të ’90-ta njëri nga udhëheqësit politikë të vendit.
Ishte anëtar i delegacionit të Kosovës në Konferencën e Rambujesë më 1999 dhe më pas zëvendëskryeministër në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës.
Po ashtu ka ushtruar edhe pozita të tjera institucionale.
Mehmet Hajrizi është autor i disa librave dhe merret gjithashtu me shkrime publicistike. /arbresh.info/
Kosova dhe Kolumbia nënshkruajnë tri marrëveshje, hiqen viza...
Shqipëria kryeson në rajon për transformimin politik dhe qev...
Sulmohet baza ajrore në Arabinë Saudite, 10 ushtarë amerikan...
Dogana lufton kontrabandën, sekuestron 1000 litra etanol në ...
Kombëtarja e Kosovës zhvillon stërvitjen e radhës në stadium...
Ngjarje e rëndë në Vushtrri: Vdes fëmija pasi goditet akside...