Sot, Kryeministri Albin Kurti bashkë me Shefin e Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi takuan afaristin e suksesshëm kosovar në Gjermani, Burim Hazrolli të “Hazrolli Group”, bashkë me zëvendësambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jan-Axel Voss. Kompania Hazrolli merret në mes tjerash me prodhim të produkteve dhe ofrim të shërbimeve në sektorin e ndërtimtarisë, si dhe me menaxhim të patundshmërive në Gjermani dhe Kosovë, thuhet në një komunikatë për media.
Z. Hazrolli punëson rreth 40 punëtorë në fabrikën e tij për prodhimin e dyerve dhe dritareve në Kosovë dhe mbi 90% të produkteve nga kjo fabrikë eksportohen në Gjermani. Ai ka vizion dhe plane konkrete për të sjellë investime tjera të reja në Kosovë, për ta shërbyer tregun gjerman, vendor dhe më gjerë.
Kryeministri Kurti tha që Qeveria e Republikës së Kosovës është duke u angazhuar që të krijojë kushtet më konkurruese në rajon për investime të huaja direkte si dhe të bashkërendisë ofertën e sistemit arsimor me nevojat e tregut të punës. Ai fton dhe mirëpret të gjithë njerëzit e biznesit të suksesshëm në mërgatë që bashkë edhe me partnerët e tyre ndërkombëtarë të investojnë në Kosovë, me prioritet në prodhim të produkteve e shërbimeve të orientuara në eksport./arbresh.info/

KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic
Teknologjia ukrainase e dronëve në rritje
Rama: Siguria ushqimore, sfida kryesore në procesin e negoci...
Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Pris...
BILD: Liverpool ka vendosur që Xabi Alonso të jetë trajneri ...