Tifo grupi i Prishtinës, “Plisat” ka reaguar pas zhvillimeve të fundit mes Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK)dhe FC Prishtinës.
Kjo e fundit nuk u lejua nga FFK-ja t’i zhvillojë ndeshjet vendas në “Fadil Vokrri”, e që nxiti më pas një debat.
Përfundimisht, ndërhyri komuna e Prishtinës, që vendosi që ndeshja Prishtina-Llapi të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Lidhur me këto zhvillime, “Plisat” njoftuan se do ta bojkotojnë ndeshjen e sotme Prishtina-Llapi, për siç thanë ata vendimin arbitrar të FFK-së.
Postimi i plotë i tyre, pa ndërhyrje.
NUK JEMI MYSAFIRË NË SHTËPINË TONË! Plisat bojkotojnë ndeshjen e sotme KF Prishtina – KF Llapi. Bojkotojmë vendimin arbitrar të Federatës së Futbollit të Kosovës ndaj klubit tonë të zemrës. Nuk marrim pjesë në ato inskenime ku Prishtina trajtohet mysafire në shtëpinë e saj. Prishtina nuk është lodër e mashë e askujt. Mjaft jemi lodhur duke u dënuar me problemet teknike të stadiumit. E kur gjithçka është në rregull me të, nuk arsyetohet tallja me Prishtinën.Klubit tonë të zemrës i dëshirojmë sot suksese, kështu duke dëshiruar fitore. FEDERATË, MOS MAJ INAT!
Kujtojmë se Prishtina nuk ia ka dhënë nënshkrimet për kandidat Agim Ademit.
Postimi i plotë:
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...