BKT Superliga e Kosovës do të vazhdojë edhe sot me ndeshjet e javës së 27-të, ku në plan janë dy takime.
Derbi mes Prishtinës dhe Llapit është paraparë që të zhvillohet sot, por FFK i ka kërkuar kampionit aktual një stadium tjetër për të zhvilluar ndeshjen, jo atë të “Fadil Vokrrit”.
Prishtina nuk ka pranuar të luajë diku tjetër dhe gjithçka është mbetur të vendoset në orët e para të mëngjesit.
Telegrafi merr vesh se një delegacion i FFK-së së bashku me një të Prishtinës do ta inspektojnë stadiumin në mëngjes për të parë se a mundet të luhet aty apo jo.
Ndeshja tjetër interesante pritet të jetë edhe ajo mes Ulpianës dhe Dritës.
Vendasit e kanë trenin e fundit për të kapur hapin për mbijetesë, ndërsa mysafirët në luftë për titull.
Të dy ndeshjet pritet të fillojnë në ora 14:00. /Telegrafi/
Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord
Parashikimi i motit për nesër
Tirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë p...
Alaudin Hamiti reagon për sulmin fizik ndaj tij
Qeveria britanike shqyrton heqjen e vëllait të Charles III n...
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë