Dhëmbët e verdhë shqetësojnë shumë duhanpirës, veçanërisht ata që nuk mund ta imagjinojnë rutinën e përditshme pa cigare (dhe kafe).
Por, në vend që të shpenzoni para për procedurat dentare, ndonjëherë është mirë t’i jepni mundësi dhuratave nga natyra, transmeton portal arbresh.info
Një prej tyre është shafrani i Indisë dhe përveç zbardhjes së dhëmbëve, është një antibiotik i shkëlqyer dhe antiseptik natyral, që shëron plagët dhe inflamacionet në gojë, si dhe ndihmon në gjakderdhjen e mishrave të dhëmbëve.
Nëse përdorni tumerik për pastrimin e dhëmbëve rezultatin do ta shikoni pas një jave dhe receta është kjo:
1. Për të filluar, merrni pak pluhur shafran i Indisë (rreth 1/4 e lugës së çajit).
2. Zhytni një furçë dhëmbësh në lugë dhe lani dhëmbët në mënyrën e zakonshme.
3. Pasi të keni larë dhëmbët, mos e shpëlani menjëherë gojën, por lëreni këtë pastë të ‘bëjë mrekulli’ për tre deri në pesë minuta.
4. Pas kësaj, është e nevojshme të lani dhëmbët tërësisht, më saktë të hiqni çdo kokërr shafran të Indisë që ju ka ngecur mes dhëmbëve.
5. Kësaj recete mund t’ia shtoni edhe disa pika vaj ulliri./arbresh.info/
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit