Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar muajin e shenjtë të Ramazanit të gjithë qytetarëve shqiptarë të fesë islame.
Ky muaj sipas Presidentes, është mundësi e mirë për të menduar për të gjithë, për të ndarë diçka nga vetja për të tjerët dhe për ta shpërfaqur shpirtin solidar, shkruan arbresj.info.
“Me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, dua t’i uroj të gjithë besimtarët e fesë islame për këtë muaj të sakrificës dhe solidaritetit. Ky muaj është mundësi e mirë për të menduar për të gjithë, për të ndarë diçka nga vetja për të tjerët dhe për ta shpërfaqur shpirtin solidar, siç di dhe e ruan këtë traditë populli ynë ndër shekuj”, thotë Osmani.
Ky muaj i shenjtë sipas të pares së shtetit, është adekuat për një përpjekje të përbashkët dhe dëshmi se duke bashkëndjerë me nevojtarët bëhet një shoqëri më humane.
“Ne kemi nevojë për shpresë, kurajo dhe mbështetje të njëri tjetri, ndaj ky muaj është adekuat për një përpjekje të përbashkët dhe dëshmi se duke bashkëndjerë me nevojtarët e bëjmë shoqërinë më humane e shtetin më të konsoliduar. Të dashur besimtarë, le të kalojë ky muaj në harmoni, paqe e mirëkuptim! Ju qoftë agjërimi i lehtë në muajin e shenjtë të ramazanit”, thotë Osmani.
Ndryshe, nga dita e shtunë besimtarët myslimanë hyjnë në Muajin e bekuar të Ramazanit /arbresh.info/
Skandal në Itali: Dyshohet për rrjet prostitucioni – përmend...
Pezullohet fluturimi Prishtinë – Jeddah
Rama publikon pamjet: Lirohet një tjetër hapësirë pranë lumi...
Fernandez përballet me tifozët e zemëruar të Chelseat pas hu...
Ulutash: Veriu mbetet i qetë, por ende i ndjeshëm – nevojite...
Përkujtohet 145-vjetori i rënies së heroit Mic Sokoli në Sli...