Moska u ka ndaluar hyrjen e liderëve evropianë si përgjigje ndaj sanksioneve kundër Rusisë. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Jashtme ruse në faqen e saj të internetit.
“Në përgjigje të sanksioneve masive të njëanshme të Bashkimit Evropian, në përputhje me parimin e reciprocitetit, i cili është themelor në të drejtën ndërkombëtare, pala ruse ka zgjeruar ndjeshëm listën e përfaqësuesve të shteteve anëtare të BE-së dhe institucioneve të BE-së” për të cilët është e ndaluar hyrja në territorin rus.
Kufizimet vlejnë për udhëheqësit e BE-së, duke përfshirë një numër komisionerësh evropianë dhe krerët e strukturave ushtarake të BE-së, si dhe për shumicën dërrmuese të anëtarëve të Parlamentit Evropian që “promovojnë politika anti-ruse,” raporton Moska.
Prokurori Naim Abazi pas aktgjykimit për Banjskën: Do të kër...
Aktgjykimi për rastin e Banjskës, Dushan Maksimoviq dënohet ...
Të akuzuarit për rastin “Banjska” Vlladimir Tolliq dhe Bllag...
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?