Bekim Kupina, këshilltari i presidentes së vendit, Vjosa Osmani, ka deklaruar se presidentja për një periudhë tre mujorëshe ka patur takime të shumta me krerë shtetesh.
Kupina tha se nga 1 janari 2022, deri më sot Osmani ka realizuar këto takime:
Njoftimi i plotë:
Bilanci tre mujor i takimeve ndërkombëtare të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani nuk ka si të përshkruhet ndryshe, përpos si angazhim maksimal në përfaqësimin e Kosovës në forume dypalëshe dhe ato shumëpalëshe.
Faktet flasim më shumë se fjalët. Gjatë periudhës tremujore 1 janar 2022-31 mars 2022 janë realizuar: ⤵️
Takime me krerë shtetesh: 9
Takime me kryeministra: 8
Takime me kryetarë kuvendesh: 5
Takime me drejtues të organizatave ndërkombëtare: 6
Takime me ministra të Jashtëm: 10
…si dhe takime të tjera me delegacione të larta nga Shtëpia e Bardhë, telefonata me krerë shtetesh, takime me senatorë e anëtarë të parlamenteve nga SHBA-ja, BE -ja dhe shtete të tjera
➡️Takimet përfshijnë edhe shtete jo njohëse./arbresh.info/
Kuvendi thërret sonte seancë për zgjedhjen e presidentit, ka...
“Janë përdorur edhe mjetet e zërimit të palestrës për ...
Enrique para sfidës me Bayern: Asnjë skuadër nuk është më e ...
Lushaku-Sadriu reagon pas seancës: Asnjë qëndrim për propozi...
Musliu-Shoshi ia kujton Konjufcës gazin lotsjellës në Kuvend...
Qeveria mban mbledhje, mori tri vendime