Pavarësisht se mbi një muaj po zhvillohen luftime të ashpra, forcat ruse nuk kanë arritur ta marrin nën kontroll Izyumin në lindje të Ukrainës, qytet ky me 50 mijë banorë që janë rrethuar nga forcat ruse – duke rrezikuar jetën duke tentuar të ikin.
Një prej shumë rrugëve që çon te qyteti i quajtur Izyum, është një shenjë komunikacioni që është lyer me ngjyrë ku shkruan: “Ushtarë rusë, jeni dërguar në ferr”.
Është një paralajmërim dhe kërcënim nga trupat ukrainase, që me tërë forcën po mbrojnë qytetin edhe pse është rrethuar nga rusët.
Ekipi i gazetarëve të Sky News ka udhëtuar drejt këtij qyteti ku akoma zhvillohen luftime të ashpra. Derisa po kalonin me veturë hasën në qindra trupa e mjete të blinduara. Për më shumë shikoni videon e publikuar më poshtë. /arbresh.info/
“Vazhdoni të flisni… unë do të vazhdoj të punoj” ̵...
“Futbolli duhet të vendoset në fushë, jo në tavolinë” ...
Rriten rastet e shkeljes së të drejtave të autorit në Gjykat...
Kancelari gjerman: Jemi të shqetësuar për rritjen e çmimeve ...
Sveçla takon zyrtarin e Komisionit Evropian në Forumin e Sal...
“Hija jote ka me metë hije e jeme”, çka po paralajmëron Dafi...