Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” njoftoi sot se ka bërë shpërndarjen e vërejtjeve tek të gjithë konsumatorët të cilët kanë borxhe të akumuluara.
“Konsumatorët të cilët janë njoftuar paraprakisht me anë të “Vërejtjes para ngritjes së Procedurës për Ekzekutim tek Përmbaruesi Privat”, janë të obliguar të paraqiten pranë zyreve tona, me qëllim të kryerjes së obligimit ndaj borxhit ose riprogramimit të tij me këste”, thuhet në njoftimin për media.
Po ashtu, është bërë e ditur se KRU “Gjakova” ka filluar me fazën e parë për ekzekutimin e lëndëve tek Përmbaruesi.
“E njëjta vlen për të gjithë zonën ku operon KRU “Gjakova” SH.A; Gjakovë, Rahovec, Prizren, duke përfshirë të gjitha kategoritë e debitorëve, amvisëri, komerciale, ente dhe industri”.
“Ftojmë konsumatorët që të përmbushin obligimet e tyre si detyrim ndaj shërbimeve që ju ofrojmë dhe shpenzimit të ujit”. /arbresh.info/
Kroacia e Bosnje e Hercegovina arrijnë marrëveshje me SHBA-n...
Muriqi nominohet në skuadrën e sezonit të La Ligas në “FC 26...
Serbia nis kundërvajtjen ndaj KKSH-së për vendosjen e flamur...
Haradinaj: Nuk jemi pjesë e seancës, lëvizje pa konsultë
Një shqiptar gjendet i vrarë në një stallë lopësh në Greqi
Azemi: LDK ia dha zgjidhjen por Kurti nuk e deshi Vjosën Pre...