Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot për të zhvilluar vazhdimin e seancës plenare.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovë(PDK) Ganimete Musliu ka ironizuar në drejtim të kryeparlamentarit Konjufca duke thënë që është më mirë t’i reduktoni pak udhëtimet zyrtare dhe t’i ftoni deputetët që të mbajnë përgjegjësi për t’i kaluar ligjet.
“Është mirë që si Lëvizje Vetëvendosje t’i reduktoni pak udhëtimet zyrtare dhe që t’i ftoni deputetët që të mbajnë përgjegjësi për çka ju ka dhënë qytetari i Kosovës dhe të jenë këtu për t’i kaluar ligjet”.
Për këtë është kundërpërgjigjur Konjufca duke thënë se arsyeja se pse deputetët nuk janë në sallë më së pakti është tek udhëtimet.
“More pse deputetët nuk janë në sallë ma së pakti problemi është te udhëtimet”./arbresh.info/
Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në konferencën ...
Netanyahu: Ka punë për t’u bërë në Iran
Në mesnatë mbyllet afati për certifikimin e subjekteve të re...
Mbyllet për qarkullim rruga Mirash-Bardh për disa ditë për s...
Kryeqyteti subvencionon ujitjen e 300 hektarëve tokë bujqëso...
Dy muaj nga vdekja tragjike e Xhuana Nikollajt, të afërmit d...