Në fjalimin e tij të mbrëmjes, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e përshkroi tani si një “pikë kthese” në luftën e Ukrainës me Rusinë, duke shtuar se deri më tani në bisedimet e paqes nuk ka pasur “asnjë specifikë”.
“Ka edhe fjalë të tjera për tërheqjen e supozuar të trupave ruse nga Kievi dhe Chernihiv. Për reduktimin e pretenduar të aktivitetit të pushtuesve në këto drejtime. Në e dimë se kjo nuk është tërheqje, por pasojë e migrimit, pasojë e mbrojtësve tanë”, tha ai, transmeton portal arbresh.info
“Por ne gjithashtu shohim se në të njëjtën kohë ka një grumbullim të trupave ruse për sulme të reja në Donbas. Dhe ne po përgatitemi për këtë”, shtoi ai.
“Ne nuk do të heqim dorë nga asgjë. Dhe ne do të luftojmë për çdo metër të tokës sonë, për çdo person tone” tha ai.
Zelenskyy e përfundoi fjalimin e tij me: “Kujtim i përjetshëm për të gjithë ata që vdiqën për Ukrainën! Lavdi e përjetshme të gjithë heronjve tanë! Lavdi Ukrainës!”/sky/arbresh.info/
“A i meritoj?” – Heroi i Bondit merr donacione prej 2.5 mili...
Eurodeputët kërkojnë të hiqen menjëherë të gjitha masat ndaj...
Ministria e Drejtësisë demanton raportimet për arrestimin e ...
“Ai meriton një statujë”, Laporta për Messin
Putin: Kievi nuk ka treguar gatishmëri për lëshime territori...
Justina Shiroka Pula zgjidhet kryetare e Akademisë së Shkenc...