Një person ka humbur jetën aksidentalisht, derisa ishte duke e servisuar traktorin në oborrin e tij.
Ngjarja tragjike ka ndodhur sot në Rahovec rreth orës 16:00, bënë të ditur Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj i ka thënë arbresh.info viktima fillimisht ishte dërguar në Gjakovë, e pastaj ishte transportuar për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.
“Sot me datë 30.03.2022 rreth orës 16:00 nga QKMF-e Rahovec, Stacioni policor-Rahovec është njoftuar se një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. Rastit i është përgjigjur patrulla policore dhe kane kuptuar se viktima e lartcekur është sjellë në emergjencë me lëndime serioze. Pas marrjes se ndihmës së parë, viktima me autoambulancë është dërguar për në emergjencën e spitalit rajonal të Gjakovës, pasi gjendja e viktimës ishte duke u keqësuar me autoambulancë viktima është transportuar në drejtim të QKUK-së Prishtinë”, tha Xhurkaj.
Sipas tij, rrugës për në Prishtinë, viktima ka ndërruar jetë.
“Në vendin e ngjarjes kanë dale policia dhe është kuptuar se i ndjeri ishte duke e servisuar traktorin në oborrin e tij, dhe gjatë punës traktori ka lëvizë, në konsultim me prokurorin pas intervistimit të familjarëve kufoma iu kthehet familjarëve për kryerjen e ceremonisë së varrimit”, tha Xhurkaj./arbresh.info/
Banorët mahniten me gatimet e “Labinotit të ri”, Benita i vë...
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...