Polonia ka miratuar një projektligj që do të ndalonte importin e thëngjillit rus, ka thënë zëdhënësi qeveritar, Piotr Muller.
Ky shtet u ka kërkuar partnerëve të Bashkimit Evropian që të vendosin embargo në blerjen e energjisë ruse, mirëpo nuk ka arritur t’i bindë deri më tani.
Muller ka thënë se Qeveria nuk mund të presë më BE-në andaj ka vendosur që ta marrë vendimin e vetme.
Polonia është prodhuesja më e madhe e thëngjillit në bllokun evropian, mirëpo minierat e saj nuk prodhojnë sasi të mjaftueshme të thëngjillit që nevojitet për ngrohje të shtëpive, shkollave dhe spitaleve.
Disa prej termocentraleve të saj djegin edhe thëngjill rus.
Me 2020, Polonia ka blerë tre çerekë të 12.8 milionë tonëve të thëngjillit nga Rusia.
Më herët gjatë këtij muaji, kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, ka thënë se ai ka zhvilluar bisedime me homologun e tij australian për blerje të thëngjillit nga Australia./Rel/
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...