Futbollisti shqiptar, Taulant Xhaka sot feston ditëlindjen e 31-të.
Me këtë rast, urimet e dedikimet kanë qenë të shumta nga miqtë e ndjekësit që mban në rrjete sociale, shkruan arbresh.info
E në mesin e urimeve që ai pranoi, është edhe urimi publik i vëllait të tij, Granitit.
Përmes një postimi në profilin e tij të “Instagramit”, ai e ka uruar atë me fjalët më të bukura.
“Urime ditëlindja e 31-të. Vëllai im hapat e parë i morëm bashkë, kur nuk kisha mbështetje ti ishe shtylla ime, në çdo hap këshillat e tua ishin frymëzimi dhe motivi im. Shëndet, lumturi të pafundme në familjen tonë.”, ka shkruar Taulanti.

Ndryshe kjo ditëlindje është edhe më e veçantë për futbollistin, pasi ditë më parë njoftoi se ai dhe bashkëshortja e tij do të bëhen së shpejti prindër për herë të dytë. / arbresh.info/
Osmani reagon me video: Qytetarët folën me një zë për ‘kthim...
U bllokua nga rrëshqitja e dheut, hapet rruga Junik – Gjerav...
Ua ulën çmimin për litër – Protestojnë fermerët, e derdhin q...
Ambasadori suedez: Para dy dekadash, Kosova ishte para Shqip...
Ministria e Bujqësisë njofton konferencë për nesër për sekto...
Haxhiu: Kosova e ka të qartë destinacionin euroatlantik