Në një intervistë për The Economist, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky komentoi vendet që po e ndihmojnë dhe ato që ai beson se nuk po e ndihmojnë Ukrainën në luftën kundër Rusisë.
Ai kritikoi ashpër presidentin francez Emmanuel Macron për dështimin për të ofruar mbështetje ushtarake për Ukrainën.
“Pse? Sepse ata kanë frikë nga Rusia. Dhe kaq. Dhe ata që janë të parët që thonë se do të ndihmojnë janë të parët që kanë frikë”, tha ai.
Ai e vlerësoi kryeministrin britanik, Boris Johnson.
“Për të qenë i sinqertë, Johnson është një lider që ndihmon më shumë. Udhëheqësit e vendit reagojnë ndaj sjelljes së zgjedhësve të tyre. Në këtë rast, Johnson është shembull”, komentoi Zelensky. /arbresh.info/
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...
Turqia optimiste: Çështja bërthamore mund të zgjidhen në rau...
Muriqi starton ndaj Alavesit
Rritet çmimi i naftës në Shqipëri
Nagavci: Nëse propozohet edhe Vjosa Osmani do të ishte kandi...
57 vota për, 48 kundër – s’miratohet shmangia e afateve proc...