Barcelona ka nevojë për përforcime në sulm. Gjigantët katalanas prej disa kohësh janë në “gjueti” për Erling Haaland. Pavarësisht përpjekjeve të tyre të vazhdueshme, duket sikur nuk do të mund ta transferojnë norvegjezin.
Kjo nuk do t’i pengojë ata të marrin një sulmues, megjithatë, pasi një lojtar tjetër është në radarin e tyre.
Sipas “Sport Italia”, Barça ende i ka sytë te Robert Lewandowski dhe raportohet se katalanasit kanë arritur marrëveshje në parim me të, duke shtuar këtu se ata mund t’i ofrojnë një marrëveshje katërvjeçare.
Derisa gjëja e fundit që duhet të përfundohet mbetet diskutimi me Bayern Munchen, klubi në të cilin Lewandowski ka kontratë deri në vitin 2023.
Lewandowski ka qenë një makineri golash deri tani këtë sezon. Ai ka shënuar 45 herë në 37 paraqitje për Bayern Munchen në të gjitha garat./Arbresh.info
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...