Kryeministri i Japonisë Fumio Kishida tha të shtunën se perspektiva e përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia ishte “gjithnjë e më reale”, duke përshëndetur një vizitë të ambasadorit të SHBA-të në Hiroshima, qyteti i parë dhe i vetëm në botë që pësoi një sulm bërthamor.
Japonia, i vetmi vend i sulmuar nga armët atomike, është shprehur vazhdimisht kundër armatimeve bërthamore. Kishida, i cili përfaqëson Hiroshimën në parlament, vizitoi memorialin dhe muzeun e paqes të qytetit të shtunën me të dërguarin Rahm Emanuel.
“Kur përdorimi i mundshëm i armëve bërthamore nga Rusia është gjithnjë e më real, unë besoj se vizita e ambasadorit Emanuel në Hiroshima dhe përvoja e tij për të parë realitetin bërthamor do të bëhet një mesazh i fortë për shoqërinë ndërkombëtare”, tha Kishida për transmetuesin publik NHK.
“Unë besoj se vizita jonë ishte kuptimplotë.”
Ai tha se lufta e Rusisë në Ukrainë tregon vështirësitë e krijimit të një bote pa armë bërthamore. /abcnews.al
Nis seanca për presidentin, veç VV në sallë
Cakolli: Afati i fundit kushtetues për zgjedhjen e President...
Kaq para do të fitojë Amir Rrahmani me kontratën e re tek Na...
Nagavci përgjigjet pasi LDK e propozoi Osmanin për president...
Emrat për Bordin e AKP-së, Kadrijaj: Veç a ju shërbejnë juve...
Emërohen drejtorët e bordit të AKP-së, pa votat e opozitës