Një autobus me targa të Maqedonisë është sulmuar me gurë në Serbi. Autobusi i linjës së rregullt Maqedoni-Slloveni është gjuajtur me gurë në pjesën anësore, ndërsa nuk dihen autorët, shkruan Alsat.
Përveç dëmeve të vogla nuk ka udhëtarë të lënduar. Drejtuesit thonë se incidente të tilla ndodhin shpesh në Serbi, ku dëmtohen automjetet transit me targa të huaja. Rasti nuk është denoncuar në policinë serbe, por në policinë e Maqedonisë së Veriut, nga e cila janë përgjigjur se nuk është punë e tyre.
“Në ora 19 diku përafërsisht në Vranjë disa fëmijë kanë gjuajtur me gurë, por nuk ka siç po thuhet se kanë gjuajtur me armë, se ka të lënduar ose ka diçka tragjike siç u raportua fillimisht. Rasti në Serbi nuk është denoncuar se nuk ka asgjë, por në policinë e Maqedonisë jam paraqitur në numrin 112, ata më thanë se nuk është puna jonë”, deklaroi Gazmend Skara, pronar i Autobusit./Alsat.mk
Kryetarja e Ranillugut po hetohet, dyshohet se bëri presion ...
PDK: Mos e lini votën në shtëpi – dilni dhe votoni për veten...
Osmani u bën thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive në vo...
Lulzim Hetemi voton: Shteti ndërtohet me përgjegjësi qytetar...
KQZ njofton se deri në orën 15:00 kanë votuar 24,91% e qytet...
Shqipe Selimi voton bashkë me djalin: Bëje edhe ti pjesën të...