Interpol ka dërguar një ekip hetuesish në Moldavi për shqetësimet e ngritura rreth trafikimit të qenieve njerëzore.
Numri më i madh i refugjatëve nga Ukrainë ka mbërritur në Moldavi, transmeton portal arbresh.info
Interpoli ka marrë disa raporte që sugjerojnë se trafikimi i refugjatëve ukrainas po ndodh në vend, raporton BBC.
Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, rreth 380,000 ukrainas kanë ikur në Moldavinë fqinje, një vend me 2.6 milionë banorë dhe një nga vendet më të varfëra të Europës.
Hetuesit e Interpolit janë dërguar në kryeqytetin Kishinau dhe në disa kampe refugjatësh, sipas një deklarate nga Interpoli.
Agjencia ndërkombëtare e policisë ka marrë disa raporte të trafikantëve dhe kontrabandistëve të njerëzve që ndjekin ukrainasit vulnerabël, thuhet në deklaratë.
“Fëmijët dhe të miturit e pashoqëruar janë grupe veçanërisht të cenueshme nga kontrabandistët dhe trafikantët”, thuhet në deklaratë./arbresh.info/
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...
Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq
Limi lë shtëpinë më të madhe në vend