Sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), të rriturit duhet të flenë të paktën shtatë orë në natë.
Nëse flini më pak se sa rekomandohet, ka shumë mundësi që të keni probleme në lidhjen tuaj të dashurisë.
Një studim i publikuar në revistën Social Psychological and Personality Science zbuloi se pjesëmarrësit grindeshin më shumë me partnerët kur ata nuk flinin mjaftueshëm.
“Ne të gjithë e dimë se si sillen fëmijët që nuk flenë gjumë. E njëjta gjë ndodh me të rriturit. Ata nuk mund të kontrollojnë më emocionet e tyre. Problemet e vogla fillojnë të duken më të mëdha se sa janë. Ata reagojnë tepër ndaj çdo gjëje”, shpjegoi psikologia Jennifer L. Martin.
Një studim tjetër, i botuar gjithashtu në revistën Social Psychological and Personality Science, vërtetoi se ata që nuk flenë mjaftueshëm nuk tregojnë ndjeshmëri, humbin aftësinë për të zgjidhur konfliktet në mënyrë normale dhe neglizhojnë emocionet e partnerit. /abcnews.al/
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim