Policia e Shtetit ka njoftuar sot arrestimin e shtetasit A.H., 53 vjeç në Fushë Milot, Kurbin, pasi është zbuluar se kultivonte kanabis sativa në tokën e tij.
Policia ka shtuar se 53-vjeçari kishte mbjell 440 fidanë të dyshuar kanabis sativa ndërmjet agrumeve dhe vreshtit me rrush në tokën në pronësi të tij në fshatin Laskaj.
Shërbimet e Policisë Kurbin, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e kultivimit të kanabisit, vijon me kontrolle në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike./arbresh.info/


Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...