Koreja Veriore ka testuar një raketë të ndaluar interkontinentiale për herë të parë prej vitit 2017, sipas Koresë Jugore.
Raketa, e cila ka rënë në ujërat e Japonisë, ka fluturuar më shumë se një orë dhe ka arritur një lartësi prej më shumë se 6,000 kilometrash.
Zyrtarët japonezë kanë vlerësuar se raketa ka arritur një distancë prej 1,100 kilometrash – çka nënkupton se në teori mund të arrijë në Shtetet e Bashkuara.
Në javët e fundit, ky shtet ka testuar një mori raketash, duke përfshirë disa që Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Jugore kanë vlerësuar se kanë qenë testime të sistemeve interkontinentale./rel
Osmani: Gjakovarët gjithmonë i kanë dalë zot Kosovës
SMS mashtruese në emër të Policisë së Kosovës, qytetarëve u ...
Komuna e Prishtinës shqipton 4 gjoba nga 500 euro për hedhje...
‘‘Problemet pas 100 eurove’’, Cakolli për vendimin e qeveris...
Olympiacos mposht Fenerbahçe, kalon në finale të EuroLeague
Zgjedhjet e 7 qershorit, mbi 15 mijë votues më shumë në list...