Xheisara, një nga ish konkurrentet e Big Brother VIP është fokusuar në karrierën e saj.
Dje ajo ishte e ftuar në “Shqipëria Live” në “Top-Channel” ku ka folur rreth planeve të saja për karrierën, shkruan lajmi.net
Xheisara ka treguar se së shpejti do të bëjë publike një këngë që i dedikohet ndarjes.
“Kam tre këngë të reja, të parën do e nxjerr për 2 javë. Jam në xhirimet e klipit. Kënga flet për një ndarje. Nuk është asgjë e vërtetë se tekstin se kam shkruar unë”, tha ajo.
Ndërsa moderatorja e pyeti se a të gjitha këngët që janë shkruar nga ish banorët pasi keni dalë kanë qenë për ndarje.
Pas kësaj Xheisara zbuloi se edhe Beatrix do të bëjë një këngë ndarjeje pasi romancës së saj me Donaldin i erdhi fundi.
“Ata që bënë këngë për ndarje, u ndanë prandaj. Unë nuk e kam të prekshëm, jam shumë e lumtur. Bëri Semi, Donaldi, do bëjnë dhe të tjerë. Edhe Trixa do bëj për ndarje” u përgjigj ajo.
Kujtojmë se Beatrix dhe Donald u ndanë pak pas përfundimit të spektaklit.
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...