Në shumicën e aeroporteve në Gjermani është krijuar kaos për shkak të anulimeve të shumta të fluturimeve.
Krejt kjo është shkaktuar për shkak të grevës së stafit të sigurisë lidhur me pakënaqësitë e vazhdueshme rreth pagave.
Deri më tani në aeroportin më të madh, atë të Frankfurtit janë anuluar 108 fluturime.
Vetëm sot ishin planifikuar rreth 790 fluturime, por që shumica e tyre do të anulohen.
Në aeroporte është ngritur një shërbim urgjence për emergjencat dhe transferimin e pasagjerëve.
Sindikata kërkon që pagat në shërbimet e sigurimit të aviacionit të rriten me të paktën një euro në orë./arbresh.info/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...