Trajneri i Kosovës, Alain Giresse ka mbajtur konferencën e parë për media para ndeshjeve miqësore të Kosovës kundër Burkina Fasos dhe Zvicrës.
Trajneri i Përfaqësueses sontë ka folur rreth përgatitjeve për këto dy takimet dhe listën e lojtarëve që ka ftuar.
“Takimi ndaj Burkina Fasos dhe Zvicrës do të jenë sfida për t’u njohur me lojtarët dhe mënyrën se si do të funksionojmë”, ka thënë fillimisht Giresse.
“Fillimisht duhet të njihem me kapacitetet e të gjithë lojtarëve dhe jo të ndryshojmë të gjithë strukturën e lojtarëve. Do të vazhdojmë me dinamikën ku kemi mbetur”.
“Do të duhet që secili lojtarë të tregojë vetën për çdo objektiv që e kemi së bashku. Unë pres pyetjet e juaja (nga gazetarët) për të ditur më shumë gjendjen në të cilën jemi”.
“Dua të ju tregojë se Sahiti ka pësuar lëndim në stërvitje dhe duhet të gjejmë një zëvendësues për të. Sot do të kemi një seancë stërvitore nga ora 18:30”.
I pyetur se përse nuk është ftuar Leart Paqarada, i cili po kalon formë të mirë, Giresse dha se në të ardhmen do të ftohet.
“Jam në dijeni për problemet që ka pasur lojtari në të kaluarën dhe këto dy ndeshje janë më shumë për t’u njohur dhe besoj se në të ardhmen do të ftohet”, ka theksuar më tej trajneri i Kosovës./Arbresh.info
Ter Stegen nën “radarin” e Gironas
Gianni Infantino dëshiron të ndryshojë rregullin e pozicioni...
Gjeti portofol me 800 euro dhe nuk e raportoi, arrestohet i ...
Zelensky: Pa mbështetjen amerikane nuk mund të fitojmë, nuk ...
Vitinha: Lojtari që më ka frymëzuar më shumë është Iniesta
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut