Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë nesër mbledhjen e radhës nga ora 11:00, në këtë mbledhje pritet të caktohet edhe data për mbajtjen e seancës së re plenare.
Në rend dite janë pikat e papërfunduara nga seanca plenare më 22, 23, 24 shkurt dhe 16 mars 2022 – votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për vetëqeverisjen lokale, atij për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për tokën bujqësore, Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kimikate, votimi në parim i Projektligjit për Ushqim, shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive të pavarura.
Po ashtu, në rend dite janë edhe pikat e papërfunduara nga seanca plenare më 24, 25 shkurt dhe 16 mars 2022 – shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës, pika e papërfunduar nga seanca e jashtëzakonshme, e mbajtur më 15 mars – votimi i propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me rritjen e çmimeve.
Përgatitjet për seancën plenare të re të radhës është pika e pestë e rendit të ditës, ku parashihen deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme.
Pikat që do shqyrtohen në seancën e re plenare, data e së cilës pritet të caktohet, janë shqyrtimi i parë i Projektligjit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, atij për Pronën Publike, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje civile, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale, shqyrtimi i raportit me rekomandime lidhur me mbikëqyrjen e Ligjit për Infrastrukturën Kritike, shqyrtimi i raportit me rekomandime lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat financiare të MASHTI-t për 2020, propozimi i GP të Listës Serbe për emërimin e anëtarit në Komisionin Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave, si dhe zgjedhja e anëtarëve të Komisionit për ndihmë shtetërore./arbresh.info/
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim ...
Peci reagon pas intervistimit në Prokurorinë Speciale lidhur...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale në cilës...
Dyshime për manipulim votash në Obiliq, Prokuroria autorizon...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale
Hoti: Katër herë në 4 vjet u shtrenjtua energjia elektrike