Drejtuesit e Barcelonës kanë frikë se ylli i Borussia Dortmund, Erling Haaland, favorizon një lëvizje te Manchester City.
Kontrata e Haaland mbart një kluzolë lirimi prje 75 milionë euro, duke ia lënë në mënyrë efektive lojtarit zgjedhjen përfundimtare.
“Unë i shoh transferimet e këtyre përmasave si shumë të vështira, edhe pse nuk mund të thuhet kurrë se janë të parealizueshme sepse bota e futbollit rrotullohet shumë”, tha shefi i Barcelonës, Rafa Yuste.
Megjithatë, Mundo Deportivo raporton se Barça beson se City është përpara në garën për transferimin e Haaland.
Është sugjeruar se City është i gatshëm t’i ofrojë Haaland një paketë me vlerë 500 mijë funte në javë për ta transferuar atë në Angli./Arbresh.info
Alvarez futet në “radarin” e Perezit, Atletico g...
Zv.kryeministri i Belgjikës: Asnjë parti s’mund të qeverisë ...
Memoriali i Adem Jasharit, Rama: Do të jetësohet zëri i hero...
Top 10 yjet që do të debutojnë në Kupën e Botës 2026: Nga Ha...
Beyer thirrje politikanëve në Kosovë: Të tejkalohet jofunksi...
Gjykatat në Kosovë nën akuza për korrupsion dhe zvarritje – ...