Ylli portugez, Cristiano Ronaldo është i përkushtuar te Manchester United dhe pritet të luajë edhe në sezonin e ardhshëm.
Shpresat e sulmuesit portugez për të fituar Ligën e Kampionëve për herë të gjashtë përfunduan këtë javë kur Unitedi u eliminua në 1/8-tën nga Atletico Madridi.
Djajtë e Kuq tani përballen me një luftë të madhe për të përfunduar në top katërshen e Ligës Premier dhe mundësinë nuk janë edhe aq të mëdha, pasi Arsenali shihet favorit.
Megjithatë, sipas The Sunday World, pavarësisht problemeve të skuadrës dhe pasigurisë për identitetin e trajnerit të ardhshëm dhe të ardhmen e një mori lojtarësh, kuptohet se Ronaldo i ka vendosur synimet për të qëndruar me Unitedin sezonin e ardhshëm.
Ronaldo ua kishte shprehur drejtuesve të Unitedit vendosmërinë e tij të qartë për të fituar përsëri Ligën e Kampionëve kur ai zgjodhi të ribashkohej me klubin me një kontratë dyvjeçare verën e kaluar, e cila përfshinte opsionin për 12 muaj tjerë.
Por, këto ambicie do të mbeten të paplotësuara nëse Unitedi dështon të kualifikohet në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Rritet interesimi i turistëve të huaj për Kosovën, ja sa e v...
Kurti organizoi pritje në Ditën Ndërkombëtare të Romëve: Dek...
Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafi...
Vrasja e gruas nga kosovari në Austri, arrestohet edhe shitë...
Ministria e Mjedisit ndalon betonimin e shtretërve të lumenj...
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, reagon Shtëpia e Bardhë: E...