Papa Françesku vizitoi të shtunën pasdite 19 fëmijë refugjatë ukrainas në Spitalin e Fëmijëve Bambino Gesù në Romë, shkruan CNN, transmeton arbresh.info.
Pacientët e rinj u larguan nga Ukraina gjatë ditëve të para të luftës, e cila filloi më 24 shkurt kur Rusia pushtoi Ukrainën, dhe po marrin trajtim për sëmundje onkologjike dhe neurologjike ndër të tjera, si dhe lëndime të rënda nga shpërthimet, tha drejtori i shtypit të Vatikanit Matteo Bruni. thuhet në një deklaratë.
“Papa u ndal në dhoma dhe vizitoi të gjithë të vegjlit e pranishëm, përpara se të kthehej në Vatikan”, shkruhej në të.
Sipas Vatikanit, 50 fëmijë refugjatë ukrainas kanë kaluar nëpër spital që nga fillimi i konfliktit./Arbresh.info
Derbi i rivalëve evropian – Bayern – Real Madrid...
DJ Geek i propozon partneres në ishujt Maldive
Samuel Eto’o uron Vedat Muriqin, pasi ylli kosovar ia ...
Rama nesër vizitë në Itali, do takojë Melonin
Hyri në fuqi të premten, sistemi i ri i hyrje-daljeve në BE ...
Dy të vdekur në një aksident me aeroplan të vogël në Gjerman