Policia e Rajonit të Prishtinës po vijon punën e saj me qëllim kapjen e personave të implikuar në raste kriminale, veçmas ata të cilët janë shpallur në kërkim dhe të dënuar me vendim gjykate.
“Në këtë drejtim veprimet operative të ndërmarra në funksion të angazhimit policor, sot kanë rezultuar me kapjen e një personi i cili deri më sot ishte në arrati, në përpjekje për t’iu shmangur drejtësisë dhe arrestit policor. Arrestimi u krye në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, me ç’ rast u kap i kërkuari; A. D, mashkull, 57 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me burgim nga ana e gjykatës në kohëzgjatje prej një vit e tetë muaj”, njofton policia.
I njëjti pas arrestimit është proceduar më tej për përmbushje të dënimit sipas urdhër arrestit të gjykatës./arbresh.info/
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit