Departamenti amerikan i Shtetit tha se miratoi të enjten shitjen e mundshme të një sistemi të mbrojtjes raketore prej 700 milionë dollarësh për Britaninë e Madhe.
Miratimi vjen në mes të një rritjeje të kërkesave që vendet europiane të blejnë sa më shumë armatim të prodhuar nga SHBA-të, ndërsa pushtimi rus në Ukrainë ka sjellë një perspektivë gjithnjë e më të pasigurtë, transmeton portal arbresh.info
Qeveria britanike ka të ngjatë të ketë filluar negociatat shumë kohë përpara pushtimit të Ukrainës, ndërsa tani kërkon të blejë një radar mbrojtës të raketave balistike dhe dy sisteme të menaxhimit të betejës dhe kontrollit të komandës dhe komunikimit të bëra nga Lockheed Martin Corp.
Departamenti i Shtetit vuri në dukje se shitja do të mbështeste qëllimet e politikës së jashtme të SHBA-së “duke përmirësuar sigurinë e një aleati të NATO-s që është një forcë për stabilitetin politik dhe përparimin ekonomik në Europë”./reuters/arbresh.info/
Publikohet video ku Lim Hoti rrihet në mes të rrugës nga rep...
Basha: Rugova e udhëhoqi popullin tonë në kohëra dhe rrethan...
Von der Leyen: E ardhmja e Groenlandës u takon vetëm banorëv...
Shefi i NATO-s thotë se po punon për zgjidhjen e çështjes së...
Kurti takohet me Kryeministrin e Luksemburgut, bisedojnë për...
Rikthehet në funksion blloku A3, KEK po operon me pesë njësi