Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë po i lutet Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të punojë drejt një armëpushimi urgjent në Ukrainë.
“Sikur të mos mjaftonte Covid, të kesh një luftë shkatërruese si kjo është e rrezikshme për botën,” i tha drejtori i përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus organit 15 anëtarësh të enjten, transmeton portal arbresh.info
OBSH ka verifikuar 43 sulme ndaj kujdesit shëndetësor në Ukrainë, me të paktën 12 njerëz – duke përfshirë punonjësit e shëndetësisë – të vrarë dhe 34 të plagosur.
“Në çdo konflikt, sulmet ndaj kujdesit shëndetësor janë një shkelje e ligjit ndërkombëtar humanitar,” tha Dr Tedros.
“Ata i privojnë njerëzit nga kujdesi i nevojshëm urgjent dhe thyejnë sistemet shëndetësore tashmë të tendosura”, shtoi ai.
Ai tha se sulmet kanë dërguar në një ndërprerje të rëndë të shërbimeve shëndetësore dhe aksesit në mallrat bazë në Ukrainë, duke paralajmëruar se pasojat e tij “do të jehojnë për vitet ose dekadat në vijim”./bbc/arbresh.info/
Rusia thotë se Ukraina e ka shënjestruar rezidencën e Putini...
Votat e diasporës, KQZ do të fillojë tërheqjen e pakove me 2...
Protesta në Teheran për krizën ekonomike
Rregullohet defekti në Vlorë, nis furnizimi me ujë në një pj...
Rezultatet preliminare – numërohen 100% e votave
Numërohen 25% e votave të kandidatëve për deputetë, prinë LV...