Kryeministri i Republikës Çeke ka thënë se vendi nuk mund të pranojë më refugjatë nga Ukraina, pasi lufton të përballet me një fluks të madh njerëzish që ikin nga lufta.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rreth 270,000 refugjatë nga Ukraina kanë mbërritur në Republikën Çeke që nga fillimi i agresionit rus muajin e kaluar.
Dhe Petr Fiala tha se qeverisë tashmë po i mbarojnë resurset.
“Ne duhet të pranojmë se jemi në limitin kur mund t’i pranojmë [këta refugjatë] pa probleme”, citoi Associated Press të thoshte kryeministri.
Qeveria çeke ka në plan të lëshojë leje qëndrimi afatgjatë për refugjatët që tashmë kanë mbërritur në këtë vend
Hamza: Programi ynë ka në fokus fuqizimin real të grave, më ...
Aktakuzë me propozim për gjykim në mungesë ndaj pesë pjesëta...
Dita e dytë e protestës në Tiranë për Zvërnecin, mijëra qyte...
Vendimi i Iranit për të ndërprerë negociatat me SHBA, tregje...
Protestat për Zvërnecin/ Rama flet nga Berati: S’po dëmtohet...
Shitjet e fanellave të Gabrielit, rriten 350% pas humbjes së...