Anësori i Barcelonës, Ez Abde, është thirrur nga Kombëtarja e Marokut përpara ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës kundër Republikës Domenikane të Kongos në fund të këtij muaji.
Sipas “Diario AS”, të cilët raportojnë se thirrja e tij vjen tre muaj pasi ai hodhi poshtë mundësinë për të përfaqësuar Marokun në Kupën e Kombeve të Afrikës dhe shprehu dëshirën e tij për të përfaqësuar Spanjën. Që atëherë ai ka ndryshuar mendje.
Ka disa faktorë për vendimin e tij. Maroku i ka dhënë të riut një shans për të luajtur në Kupën e Botës “Katari 2022”, ndërsa te Spanja, ai do të kishte kaluar kohën e tij tek përfaqësuesja U21.
Mungesa e rëndësisë së tij të fundit me Barcelonën ka pasur gjithashtuy një ndikim. Që kur Xavi mori drejtimin nga Ronald Koeman të Camp Nou në fund të vitit 2021, ai është rikthyer te Barcelona B dhe ka parë pak mundësi me ekipin e parë./Arbresh.info
⚽ 7 forwards to finish off the team moves!#DimaMaghrib ?? #FIFAWorldCupQualifiers #WCQ2022 #TeamMorocco pic.twitter.com/CY4FmcsSKf
— Équipe du Maroc (@EnMaroc) March 17, 2022
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...