Kampioni dhe lideri i Ligës Unike, Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Tirana Neptun me rezultat 96:72 (22:19, 26:21, 22:17, 26:15), në xhiron e 13-të.
Çereku i parë ishte i barabartë, me tiranasit në fillim që ishin në epërsi të lehtë, e më pas kundërpërgjigjen therandasit, ndërsa kjo pjesë përfundon 22:19.
.Por, në periudhën e dytë, basketbollistët e Yllit ishin më të mirë, duke pasur epërsi deri në 12 pikë, 38:26, kurse pjesa e parë përfundon 48:40, përcjell arbresh.info.
Edhe fillimi i pjesës së dytë ishte i baraspeshuar, por në fundin e çerekut të tretë, vendasit arrijnë epërsinë më të lartë në ndeshje, 70:54, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 70:57.
Në dhjetë minutat e fundit, Ylli shtoi epërsinë për të shkuar drejt fitores së sigurt dhe kjo ndodhi, duke triumfuar me rezultat 96:72.
Te Golden Eagle Ylli u dalluan Mikaile Tmusiq me 23 pikë, Chris Harris me 12 pikë e 11 kërcime, Henrik Sirko me 17 pikë e nëntë kërcime dhe Erjon Kastrati me 15 pikë, kurse te Tirana Neptun u dalluan Endrit Hysenagolli me 18 pikë e 11 kërcime dhe Julian Hamati me 18 pikë.
Golden Eagle Ylli ka 12 fitore e një humbje, ndërsa Tirana Neptun ka gjashtë fitore e shtatë humbje.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...