Presidenti Erdoğan ka deklaruar se po bëjnë përpjekje intensive në fushën e diplomacisë për të vendosur paqen mes Rusisë dhe Ukrainës dhe se synojnë arritjen e një armëpushimi të përhershëm sa më shpejt të jetë e mundur
Presidenti Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy.
Sipas deklaratës së Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, gjatë telefonatës u diskutuan zhvillimet e fundit në luftën Ukrainë-Rusi.
Presidenti Erdoğan ka deklaruar se po bëjnë përpjekje intensive në fushën e diplomacisë për të vendosur paqen mes Rusisë dhe Ukrainës dhe se synojnë arritjen e një armëpushimi të përhershëm sa më shpejt të jetë e mundur, duke shtuar se vazhdimi i luftës nuk i sjell dobi askujt.
Erdoğan ka thënë se do të vazhdojë përpjekjet e tij për t’i sjellë në një tryezë presidentin ukrainas Zelensky dhe presidentin rus Vladimir Putin.
Duke deklaruar se Turqia vazhdon të dërgojë ndihma humanitare për ukrainasit si në Ukrainë ashtu edhe në vendet fqinje, Erdoğan ka nënvizuar rëndësinë e funksionimit efektiv të korridoreve humanitare./AA/
Held talks with a friend of Ukraine, President of ?? @RTErdogan. Reported on the progress of the ?? people’s struggle against the ongoing aggression. Thankful for the important support. Ways to intensify peaceful dialogue were also discussed. #StopRussia
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) March 16, 2022
100 kadetë të rinj korrektues i shtohen SHKK-së
Suspendohet zyrtari korrektues në Dubravë, dyshohet për plag...
Presidenti iranian bisedë telefonike me Erdogan, mohon se ka...
Osmani pret ambasadorin britanik, diskutohet për zhvillimet ...
Zhegrova jep sinjal të fortë te Juventusi: Refuzon pushimin ...
I dënuar me 9 vite burg në Itali, arrestohet 32-vjeçari në T...