Rita Ora bashkë me partnerin e saj, regjisorin Taika Waitit janë duke e shfrytëzuar në maksimum kohën në Los Angeles.
Përpara se të merrte pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘Critics Choice Awards’ të dielën, Rita u fotografua duke filluar festën të premten teksa po shijonte një natë të egër në klubin e natës “West Hollywood Edition”, Sunset, shkruan Daily Mail, transmeton arbresh.info
Rita tregoi figurën e saj mahnitëse të trupit e veshur me një fustan ngjyrë të zezë dhe blu, gjersa kishte mbathur çizme të larta deri në gju për këtë rast.
Muajin e kaluar, i dashuri i saj Taika, 46 vjeç, zbuloi historinë e romancës së tyre në një postim të Ditës së Shën Valentinit në Instagram.
“Fotografia e parë natën që u takuam katër vjet më parë”, shkroi ai krahas një fotografie të re.

“Ne kemi qenë shokë që atëherë. Pastaj një vit më parë vendosëm t’i ‘komplikonim’ gjërat, por thjesht u bë më e lehtë”, shkroi ai.
Marrëdhënia e Ritës dhe Taikës është forcuar që kur ata filluan të takoheshin në mars të vitit të kaluar./ arbresh.info/
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër