Janë konfirmuar emrat e delegacioneve të UEFA-s e FIFA-s si edhe personaliteteve të futbollit europian, të cilët do të marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të FSHF, që zhvillohet më datë 15 mars 2022.
Nga UEFA të pranishëm në punimet e Asamblesë do të jenë anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Zbigniew Boniek, njëkohësisht edhe një nga Zv.Presidentët e UEFA-s, si edhe dy zyrtarët, Thierry Favre dhe Luca Nicola, përcjell arbresh.info.
Ndërsa FIFA do të jetë e përfaqësuar në Asamble nga dy zyrtarët e lartë, Nodar Akhalkatsi dhe Sofia Malizia.
Nuk do të mungojnë as dy personalitete të rëndësishëm në futbollin ballkanas, si Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini. / arbresh.info/
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale