Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka njoftuar se procesi i përzgjedhjes së kryetarëve së Gjykatës së Apelit dhe gjykatave të tjera, do të fillojë brenda muajit mars dhe do të përfundojë gjatë muajit prill.
Këshilli njofton se ka pasur vonesa në caktimin e intervistave për shkak se disa kandidatë për kryetar të gjykatave nuk e kanë pasur të përfunduar procesin e vlerësimit të performancës, procesi i cili tani është përfunduar, por KGJK njëkohësisht ka kërkuar opinion nga Agjencia kundër Korrupsionit (AKK) për disa kandidatë nëse potencialisht zgjedhja e tyre do të përbënte konflikt interesi.
KGJK vlerëson se janë krijuar të gjitha këto parakushte që të fillohet me procesin e intervistimit të kandidatëve./arbresh.info/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...