Inspektorati Policor i Kosovës ka dërguar një tjetër komunikatë me anë të së cilës ka treguar se po vazhdon operacioni i tyre në Gjakovë e Prizren.
Operacioni i koduar si “Pika” po mbështetet edhe nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencës, Dogana dhe Policia e Kosovës.
Aksioni i përbashkët i IPK-së dhe Prokurorisë Speciale thuhet në komunikatë se do të rezultojë me arrestimin e dhjetra zyrtarëve policorë.
Të njëjtit zyrtarë policorë dyshohen për marrje të ryshfetit dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Kjo është komunikata e plotë e IPK-së:
Vazhdon operacioni i IPK-së në Gjakovë dhe Prizren
Prishtinë, 14 mars 2022,
Ora – 09:45
Inspektorati Policor i Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale janë duke vazhduar operacionin që kanë filluar sot në orët e hershme të mëngjesit në Gjakovë dhe Prizren.
Operacionit të sotshëm i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Ky operacion i IPK-së i koduar me emrin “Pika” është duke u përkrahur edhe nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës.
Në kuadër të këtij veprimeve hetimore dhe operative nga hetuesit e IPK-së pritet që fillimisht të shoqërohen e më pas edhe arrestohen dhjetëra zyrtarë policorë të dyshuar në këtë rast (kryesisht zyrtarë të policisë kufitare) si dhe disa zyrtarë doganorë.
IPK do të vazhdojë të mbetet e përkushtuar në ndërmarrjen e veprimeve që kanë për qëllim fuqizimin e integritetit policor përderisa detaje të tjera shtesë lidhur me rrjedhën e këtij operacioni do të bëhen të ditura sot në orët e pasdites./arbresh.info/
lexo edhe:
Aksion ndaj disa zyrtarëve policorë, dyshohen për marrje të ryshfetit dhe keqpërdorim të pozitës
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...
Ambasadori i ri gjerman viziton Mitrovicën e Veriut, thotë s...