Inspektorati Policor i Kosovës punonjësit nga të gjitha Departamentet operative të saj në koordinim të plotë me Prokurorinë Speciale mëngjesin e sotëm kanë filluar një operacion të gjerë në kuadër të autorizimeve dhe fushëveprimit ligjor të IPK-së.
“Hetimet janë zhvilluar në rajon të Gjakovës, dhe bëhet fjalë për zyrtarë policor kufitarë, të cilët dyshohen për kontrabandim me mallra”, bëjnë të ditur burime të portalit arbresh.info brenda policisë.
Edhe Inspektorati e ka konfirmuar se operacionit të sotshëm i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, shkruan arbresh.info.
Ky hetim është duke u zhvilluar në koordinim të plotë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) duke përfshirë edhe masa të fshehta të hetimit dhe bashkëpunim edhe me agjenci të tjera./arbresh.info/
Aksion ndaj disa zyrtarëve policorë, dyshohen për marrje të ryshfetit dhe keqpërdorim të pozitës
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...
Mblidhet Kryesia e PDK-së, merren vendime për fushatën dhe o...
Treni godet një mjet të punës në Jagodë të Klinës, një i lën...
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...