Familja e parë nga Ukraina është strehuar në Tiranë. Lajmi është dhënë nga Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila shkruan se ata ndodhen të strehuar në një fermë shqiptare në Laknas.
“Ikur nga tmerri i luftës, familja e parë nga Ukraina mbërrin në Tiranë! Mikpritja shqiptare nuk zhgënjen!” shkruan Spiropali.
Në një kohë që Ukrainë prej 18 ditësh është nën bombardimet ruse janë mbi 2.5 milionë refugjatë që janë larguar nga vendi për t’i shpëtuar luftës. Ndërsa numri i civilëve dhe fëmijëve ukrainas të vrarë nga bombardimet janë me mijëra./arbresh.info/
Trump tjetër paralajmërim për Iranin: “Gjëra të këqija” do t...
26 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës ku u vranë ...
Ishte shpallur në kërkim, arrestohet i dyshuari në Pejë – ka...
Suanita flet për ish-të fejuarin: Po ta njihja në këtë moshë...
Clintonët pranojnë të dëshmojnë për Epstein
Parashikimi i motit në Shqipëri