Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka komentuar lidhur me sulmet e mundshme të Serbisë në Kosovë.
“Vetëm rrena po flasin politikanët në Prishtinë që Serbia do ta sulmojë Kosovën. Ka sulme të orkestruara ndaj Serbisë nga disa qendra rajonale kinse ne jemi ata që po ua mbajmë anën. Amerikanët dhe të tjerët e dinë çfarë ju kam premtuar se “unë do ta ruaj paqen dhe stabilitetin në rajon”, është shprehur Vuçiq për TV Prva.
Më tej ai ka thënë se biseda me ministren e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock të premten në Beograd ishte “shumë e zorshme dhe serioze”.
“Nuk mund të jap detaje nga kjo bisedë por nga ky takim unë mund ta shkruaj një libër”.
Derisa Baerbock gjatë konferencës se përbashkët me Vuçiq tha se “Serbia duhet t’i kthehet dialogut me Kosovën pas zgjedhjeve të 3 prillit që të ecet para me marrëveshjen gjithëpërfshirëse”./arbresh.info/
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...
KQZ shpërndau materialet zgjedhore për zgjedhjet e nesërme
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...
7 të vdekur nga shpërthimi në një minierë të paligjshme qymy...
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...