Trepça ka fituar derbin e xhiros së 22-të në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll, duke mundur Golden Eagle Yllin në udhëtim me shifrat 63:67 (8:18, 15:9, 14:19, 26:21).
Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë, me një epërsi 4:13, e më pas ngritën epërsinë në dhjetë pikë, 8:18, sa përfundoi çereku i parë. Por, therandasit u rikthyen shpejt, duke barazuar shifrat në 22:22, e më pas kaluan në epërsi 23:22, por pesë pikë radhazi nga ‘Xehetarët’ bënë që pjesa e parë të përfundojë me rezultat 23:27.
Pjesa e dytë ishte shumë interesante, me të dy skuadrat që luftonin për çdo top në parket. Basketbollistët mitrovicas sërish shkëputen në 11 pikë, 30:41, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 37:46. Kampionët e Kosovës i nisën dhjetë minutat e fundit për mrekulli, duke afruar shifrat në 45:47, e më pas zhvillohet lojë interesante, por në çastet vendimtare, mitrovicasit ishin më të vëmendshëm, duke triumfuar 63:67.
Te Golden Eagle Ylli u dallua Erjon Kastrati me 19 pikë, pesë kërcime e shtatë asistime, ndërsa te Trepça u dalluan Rodney Purvis me 19 pikë, Andrew Gordon me 12 pikë e shtatë kërcime dhe Drilon Hajrizi me tetë pikë e 11 kërcime.
Golden Eagle Ylli ka 16 fitore e pesë humbje, kurse Trepça ka 15 fitore e shtatë humbje./Arbresh.info
Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё
“Pas Pavarësisë do të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë...