Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, sot ka vizituar fabrikën për prodhimin e vajit ushqimor “Brilliant” në Shtip dhe ka inspektuar se si zbatohen vendimet e marra nga Qeveria me propozimin e Ministrisë së Ekonomisë, për mbrojtjen e prodhimit vendor të produkteve ushqimore bazë.
Ministri Bekteshi theksoi se kapacitetet vendase për prodhimin e produkteve bazë ushqimore janë vendosur në kapacitet të plotë dhe masat e miratuara nga Qeveria synojnë të shmangin goditjet e çmimeve dhe të mbrojnë qytetarët.
“Ka sasi të mjaftueshme të ushqimeve bazë të prodhuara në vend. Maqedonia e Veriut ka çmime shumë më të mira në krahasim me vendet e rajonit dhe çmimet do të ulen më tej në periudhën e ardhshme si rezultat i vendimit për uljen e marzheve dhe uljes së TVSH-së për produktet ushqimore bazë nga 5% në 0%”, tha ministri Bekteshi.
Ministri informoi se sot deri në fund të ditës pritet ulje e çmimit të derivateve të naftës, e cila pritet të vazhdojë edhe gjatë javës së ardhshme.
“U bëj thirrje të gjitha kompanive dhe të gjitha palëve të interesuara në vend që të solidarizohen dhe bashkërisht të kontribuojmë për tejkalimin e kësaj krize globale me sa më pak dëm për qytetarët dhe ekonominë”, tha ministri Bekteshi./Telegrafi/
Një muaj që nga fillimi i luftës me Iranin, mijëra njerëz ja...
UN-IGME: Kosova shënon përparim në uljen e vdekshmërisë së f...
AAK sot mban konferencë për media
Shëndritit i bie në dorë Kutia e Pandorës, ja kë çon ai në n...
Përgatitjet për finalen e madhe, Kosova sot mban stërvitjen ...
“Jam shumë i qetë”, Ousmane Dembele shpjegon si ndryshoi pre...