Ukraina duket se nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket njohjes së Kosovës.
Kështu të paktën thotë ambasadori ukrainas në Serbi, Aleksandr Alexandrovich, i cili theksoi se në parim vendi i tij “respekton integritetin territorial të Serbisë”, transmeton Telegrafi.
Në një intervistë dhënë për medium serb Alo që ka afërsi të madhe me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, Alexandrovich, vendi i të cilit është në luftë me Rusinë nga 26 shkurti, tha se nuk ka ndryshim qëndrimesh sa i përket njohjes së Kosovës.
Madje ai thekson se nuk ka pasur kërkesë nga autoritetet e Kosovës për njohje nga Ukraina.
Ndërkaq i pyetur nëse Ukraina do të ndryshojë qëndrim sa i përket kësaj çështje, Alexandrovich tha: “dua ta shpjegoj një gjë, ne nuk kemi pranuar një kërkesë të tillë nga Kosova”.
“Në parim Ukraina respekton integritetin territorial të shteteve tjera – përfshirë Serbinë”, shtoi ambasadori ukrainas në Serbi.
Haxhiu fajëson opozitën: Mungesa e tyre prodhon pasoja direk...
Nagavci sërish fton opozitën për pjesëmarrje në seancën për ...
Nis seanca për presidentin, veç VV në sallë
Cakolli: Afati i fundit kushtetues për zgjedhjen e President...
Kaq para do të fitojë Amir Rrahmani me kontratën e re tek Na...
Nagavci përgjigjet pasi LDK e propozoi Osmanin për president...