Shkollat e kryeqytetit në mësim online.
Kështu thotë gazetarja Salie Osmankaq, e cila për një kohë të gjatë ka përcjllur fushën e arsimit në Kosovë.
Ajo shkruan se mësimi online në këto shkolla nuk po mbahet për shkak të covidit, por për shkak të mungesës së ngrohjes në shkolla, shkruan arbresh.info.
“Së paku 4 shkolla të kryeqytetit kanë mbajtur mësim online, qe disa ditë. E edhe disa të tjera do të detyrohen ta bëjnë të njëjtën gjë, që nga e hëna, e tutje. Ato kanë mbetur pa ngrohje, në këtë pikë të ftohtit, pasi që nuk po furnizohen me pelet”, shkruan Osmankaq në Facebook.
Sipas saj, kompania e kontraktuar nga Komuna e Prishtinës për furnizimin e shkollave me pelet, e ka ndërprerë kontratën, me arsyen se janë rritur çmimet në treg dhe kontrata duhet të rishikohet.
“Pasojat e krejt kësaj po bien në kurriz të nxënësve dhe mësimdhënësve. Komuna e Prishtinës duhet të gjejë urgjentisht zgjidhje për këtë problem”, shkruan ajo./arbresh.info/
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...